Achraf Hakimi do të transferohet tek gjiganti francez Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar veror.
Pas shkëlqimit në Serie A, Hakimi është bërë njëri nga më të kërkuarit në Evropë, por PSG ka fituar garën me Chelsean, Arsenalin dhe Bayern Munichun.
PSG do të paguajë rreth 70 milionë euro për transferimin e njërit nga mbrojtësit anësorë më të mirë në qarkullim.
Interi nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e marokenit i cili do të vijë nga Liga Premier e Anglisë.
Hector Bellerin pritet t’i bashkohet Neroazzurëve gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe tanimë kanë nisur bisedimet mes klubeve.
Arsenali i ka bërë me dije Interit se dëshiron 20 milionë euro për spanjollin, por italianët duan huazimin e tij me obligim blerje pas një sezoni.
Gjithsesi drejtuesit e dy klubeve po diskutojnë për të arritur një marrëveshje, edhe pse Neroazzurët kanë edhe dy opsione të tjera.
Në rast se nuk arrihet Bellerin, Interi do të tentojë njërin mes Manuel Lazzarit të Lazios dhe Davide Zapacostas. /Telegrafi/