Telegrafi

Hakerët vjedhin 49 milionë dollarë në një bursë kriptovalutash

Duket se vjedhja e bursave të kriptovalutave është shndërruar në një biznes fitimprurës për hakerët.

Bursa korean0-jugore Upbit, ka konfirmuar vjedhjen e 342,000 kriptovaluatve Ether (ethereum) ditën e mërkure në një vlerë prej 49 milionë dollarësh.

Drejtori i tha përmes një postimi në blog, ku një haker i panjohur ka transferuar Ether nga portofoli i Upbit në portofolin e tij në orët e vona të mbrëmjes më 27 nëntor.

Kompania tha se do të mbulojë dëmet me asetet e saj.

Vjedhja e bursave të kriptomonedhave është shndërruar një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Më herët u vodhën 40 milionë dollarë nga Binance, 32 milionë dollarë nga Bitpoint dhe 4.2 milionë dollarë nga Bitrue. /Telegrafi/