Telegrafi

Hakan Sukur konsiderohet terrorist në Turqi!

Hakan Sukurit po quhet terrorist në shtetin turk.

Emri i legjendës së futbollit turk ka mbetur vetëm në analet e historisë së futbollit botëror, pasi që në Turqi më është e ndaluar të përmendet për gjëra të mira që i ka sjell kombëtares turke.

Lexo po ashtu Prokuroria turke kërkon 2-4 vjet burg për Hakan Sukurin

Por, një iniciativë e klubit që për dhjetë vjet luajti, Galatasaray i ka rikthyer statusin e legjendës së futbollit Hakan Sukurit duke i njohur të arriturat me ekipin deri sa të vërtetohet se 45-vjeçari është terrorist, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që të tronditen futbolldashësit dhe disa mediave turke t’ia ndalojnë prononcimet ish-lojtarit, i cili kishte pranuar se është shqiptar gjatë një seance parlamentare në Turqi.

Sukur gjatë grushtshtetit në shtetin turk vitin e kaluar më 15 korrik, kishte bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që qytetarët të mos dalin në sheshe, e cila është vlerësuar se ishte pro puçit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Shtatgjati për një dekadë me Galatasarayn kishte fituar tetë tituj të ligës turke dhe një Ligë të Evropës si Super Kupën e Evropës.

Lexo po ashtu Kur Erdogani mbronte Hakan Sukurin: Ai është shqiptar, por edhe futbollisti më i madh turk (Video)

Theksojmë se kombëtaren turke kishte zënë vendin e tretë në botë gjatë botërorit të vitit 2002. /Telegrafi/