Ditën e djeshme janë arrestuar gjashtë zyrtarë të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë.
Megjithëse mediat turke kanë raportuar se të arrestuarit kanë arritur në Turqi, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Por, rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur, i cili prindërit i ka nga Prishtina.
Ish-futbollisti i Galatarasayt, i cili është i përndjekur nga shteti turk shkaku i afërsisë me imamin Fetullah Gulen, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’i lirojë menjëherë të arrestuarit dhe t’i kthej te familjet e tyre.
“Si një fëmijë i prindërve të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj t’i ndaloni marrëzitë e turpshme të vendit tuaj. Detyrë e jotja është jo vetëm t’i shkarkosh zyrtarët e papërgjegjshëm, por gjithashtu t’i kthesh këta burra në familjet e tyre dhe t’i bashkosh me fëmijët e tyre”, ka shkruar 46-vjeçari.
“Besoj se publiku kosovar e meriton një aksion të respektuar dhe bravoroz nga ju, i cili do t’i bënte ata krenarë”, ka përfunduar Shukur.
Kujtojmë se lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtare turke aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që është lëshuar një urdhër arrest me arsyetimin se i përket organizatës “FETO”, e cila akuzohet për puçin ushtarak ndaj të vitit 2016. /Telegrafi/