Telegrafi

Hajrullahu: Është fat që NATO është në Kosovë, ne nuk mund ta demokratizojmë Serbinë

Në #TelegrafiSpace në Twitter është diskutuar për dialogun dhe marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Folës në këtë diskutim është edhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është që një dekadë i vjetër, dhe se rezultatet lënë për t’u dëshiruar.

Gjithashtu, ai ka thënë se në dialog duhet të flitet për njohje reciproke.

“Edhe sikur mos të ekzistonte agresioni rus në Ukrainë, për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën, konflikti është shumë real. Fati i Ballkanit është që Serbia nuk është Rusi, edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO është në Kosovë. Këto e pamundësojnë një shpërthiqim të hapur të dhunës në Kosovë”, ka pohuar ai.

Lexo po ashtu Seferi: Kundërkandidatët e Vuçiqit kanë qëndrime edhe më radikale ndaj Kosovës

Hajrullahu ka thënë se Kosova nuk mund ta demokratizojë Serbinë.

“Do të ishte me rëndësi që institucionet e Kosovës t’a bëjnë të qartë të gjitha vendeve që Kosova nuk mund ta marrë barrën ta demokratizojë Serbinë”, tha mes tjerash ai.

Diskutimin mund ta ndiqni KËTU. /Telegrafi/