Një person është arrestuar pasi ka hyrë me forcë në shtëpinë e një personi tjetër i cili gjendet jashtë shtetit.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:55, në Pejë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari ka kryer edhe dy vjedhje të rënda.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti dyshohet se me force ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë shtetit. I dyshuari, dyshohet se ka kryer edhe dy vjedhje të renda. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/