Telegrafi

Hajni i vodhi veturën, e shtypi pronaren dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë (Video)

Kishte lënë veturën ndezur dhe derën hapur, që të kthehet në shtëpi për të marrë diçka që kishte harruar.

Në atë moment, një burrë i panjohur ka hapur derën e veturës dhe ka dashur të largohet me shpejtësi, kur e ka ndaluar pronarja e veturës, Nikki Law-Priddey.

Gruaja 30 vjeçare ka mbetur me trup përjashta dhe është zënë nga rrota e pasme e veturës dhe dera, derisa plaçkitësi shpejtonte në rrugë, transmeton Telegrafi.

Kamera e sigurisë ka regjistruar momentin kur me veturën e saj Mini Cooper, ajo tërhiqet për dhjetë metra.

Ngjarjen që ka ndodhur jashtë shtëpisë së saj në Birmingham, ajo e ka postuar në llogarinë në Facebook, duke paralajmëruar për rrezikun që sjellë vetura e lënë hapur.

Policia britanike e ka gjetur veturën që kushton 22 mijë euro, kurse është duke kërkuar fakte për burrin e paidentifikuar që vodhi veturën dhe lëndoi gruan.

Law-Priddley që është nënë e një fëmije, gjatë aksidentit e ka thyer dorën, ka lënduar lehtë shpinën dhe ka marrë gërvishtje në tërë trupin. /Telegrafi/