Telegrafi

Hajnat vjedhin para të gatshme e stoli ari në dy shtëpi në Podujevë

Foto: Ilustrim

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dy qytetarë kanë raportuar se janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpitë e tyre në Podujevë.

Personat në fjalë kanë thënë se ngjarja ka ndodhur derisa shtëpitë ishin pa përkujdesje.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. /Telegrafi/