Telegrafi

Hajnat vjedhin një veturë të tipit BMW në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sekiraqë të Podujevës, një personi i është vjedhur vetura e tipit BMW.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas mesnate i është vjedhur vetura e tipit BMW me targa vendore, si dhe dokumentacioni i veturës dhe patentë shoferi”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policor. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/