Site icon Telegrafi

Hajnat vjedhin gjësende në një market në Suharekë, dy arrestohen, ndërsa të tjerë në arrati

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në arrati dhe në kërkim policor pasi kanë depërtuar me forcë në një market dhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30, në Suharekë.

Siç bëhet e ditur në raport, pas intervistimit në konsultim të prokurorin dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe dy të tjerë janë në arrati por në kërkim policor , pasi që të njëjtit kanë depërtuar me forcë në një market dhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme . Pas intervistimit në konsultim të prokurorin dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version