Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda palestrës sportive të shkollës duke vjedhur disa topa futbolli.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:15 në rrugën “Esat Mekuli”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se vlera e dëmit është rreth 400 euro.
“Një mashkull kosovar, punëtor sigurimi, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda palestrës sportive të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur disa topa futbolli, vlera e dëmit është rreth 400€”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/