Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në komunën e Lipjanit.
Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë ka hyrë në shtëpinë e tij, dhe kanë vjedhur tetë (8) telefona të ndryshëm dhe stoli ari të ndryshme .
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/