Telegrafi

Hajnat po e sulmonin nipin e tij, burri i del në ndihmë nga kati i dytë i një shtëpie në Argjentinë – qëllon me armë në drejtim të tyre

Një baba i pesë fëmijëve u nxitua në ndihmë të nipit dhe të dashurës shtatzënë të nipit të tij gjatë një përpjekje grabitjeje dhe qëlloi për vdekje një të dyshuar adoleshent në Argjentinë javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e sigurisë në një shtëpi në qytetin e Longchamps që kanë kapur momentin tronditës kur një grup prej tre hajnave qëlluan ndaj nipit të Claudio Ramón Pardo, Ezequiel, 27 vjeç dhe të dashurës shtatzënë të nipit të tij të enjten në mëngjes.

Pasi Ezequiel hodhi çelësat e makinës së tij dhe një celular mbi portën e sulmuesve të tij, xhaxhai i tij 46-vjeçar doli nga një derë e katit të dytë dhe filloi të qëllonte ndaj të dyshuarve me pistoletën e tij.

Kështu, rrëmbyesit në përpjekje për të shpëtuar me automjetin e Ezequiel nuk arritën ta bënin këtë.

Të dyshuarit më pas u larguan para se Pardo të qëllonte dy prej tyre, duke vrarë një djalë 17-vjeçar, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga policia.

Pardo thuhet se gjithashtu plagosi edhe 18-vjeçarin Patricio González në këmbë. Ai u arrestua dhe u dërgua në një spital lokal.

Një bashkëpunëtor i tretë u largua nga vendi i ngjarjes.

Pardo u mor në paraburgim, por u la i lirë disa orë më vonë pasi një prokuror tha se burri ‘veproi në vetëmbrojtje’. /Telegrafi/