Site icon Telegrafi

“Hajde kap veshin e shko flej në gjumë se ke pirë shumë” – Kader Kicaj në një debat me Gani Gërminë

Mbrëmë (e martë) për 28 Nëntor u organizua një program artistik në Big Brother VIP Kosova 2.

Pas mbarimit, Kader Kicaj pati një përplasje me banorin tjetër të këtij formati, Gani Gërminë.

Ish-Miss Prizreni i tha se duhet të shkonte për të fjetur për shkak se ka pirë shumë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Gani hajde kap veshin shko flej në gjumë, e ke tepruar. Ke pi shumë, ec”, i tha Kader, Ganisë.

Lexo po ashtu Banorët në Big Brother VIP Kosova me program artistik për nder të Ditës së Flamurit

Gazetari e humoristi ia ktheu: “Çfarë kam unë, çfarë kam bërë”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ke pi hapa, e di se të pashë”, vazhdoi më tej Kader, duke i thënë që të mos vuaj.

“Sa të mërzitshme jeni bërë, të bezdisshme. Shihemi në ditëve në vazhdim. Ti Miss i vonuar, ke marrë zemër më shumë se ç’duhet”, theksoi mes tjerash Gërmia.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit kanë pasur një debat të ashpër që në momentin kur hyri Kader brenda BBVK. /Telegrafi/

Exit mobile version