Site icon Telegrafi

Hajdari i OVL e UÇK-së: Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se janë maltretuar psiqikisht

Gjykata Speciale pas bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, ka zbarkuar edhe në shtëpinë e tij në fshatin Negroc të komunës së Drenasit.

Forca të shumta të EULEX-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës tashmë kanë arritur në shtëpinë e Krasniqit në Drenas.

Kryetari i shoqatë së veteranëve të luftës në Drenas, Enver Hajdari para mediave ka thënë se kjo bastisje është e njëanshme pasi që po bëhet vetëm për pjesëtarët e UÇK-së dhe zingjirin komandues të UÇK-së,

“Këto bastisje janë të njëanshme , ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe nuk do ta njohim. Kjo është gjëja më e turpshme që ndodh pas 20 viteve, kriminelët dihet se ku ndodhen”, ka thënë Hajdari.

Ai më tej shtoi se nuk kanë qenë të informuar për bastisje, derisa theksoi se familjaret e Krasniqit kanë thënë se janë maltretuar psiqikisht.

“Nuk kemi qenë të informuar për bastisje .Me vëllain e tij kemi komunikuar dhe familja është në izolim në një dhomë kanë përjetuar maltretim psikik”, u shpreh Hajdari. /Telegrafi/

Exit mobile version