Telegrafi

Hajdar Beqa i PDK-së i thotë deputetit të LVV-së, Besim Muzaqi ‘kryt ta heki’

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot është përcjellë me tensionim të situatës.

Situata e Kuvendit të Kosovës është tensionuar pas deklaratave lidhur me Gjykatën Speciale, deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Seancën e Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar deputetët e LDK-së dhe PDK-së.

Lexo po ashtu Hajdar Beqa flet për tensionimin e situatës në Kuvend

Gjatë daljes nga seanca, ka vazhduar tensionimi i situatës, në mes të deputetit të PDK-së Hajdar Beqa dhe atij të LVV-së, Besim Muzaqi.

Deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”. /Telegrafi/