Ambasadori Johannes Haindl, i dërguari i posaçëm për Maqedoninë i ministrit federal për punë të jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeir, nesër dhe pasnesër (7 dhe 8 qershor) do të qëndrojë për vizitë pune në Shkup, njoftojnë nga ambasada gjermane në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Duke u ndërlidhur me vizitat e tij të dy javëve të kaluara, Ambasadori Haindl sërish do të bisedojë me partitë nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino” si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Janë paraparë edhe biseda me Kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov, ne kryeministrin Dimitriev, me ministrin e jashtëm, Poposki dhe me Prokuroren speciale, Janeva“, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Ai të mërkurën pritet të jep edhe deklarata për mediat./Telegrafi/