Site icon Telegrafi

Hailey Bieber thotë se ka pasur momentet më të trishtueshme dhe më të vështira në jetë gjatë këtij viti

Hailey Bieber ka zbuluar se ajo është përballur me “disa nga momentet më të trishtuara dhe më të vështira” të jetës së saj që nga fillimi i vitit 2023.

Themeluesja e “Rhode Skin” duket se i referohej raportit së saj të përfolur të fundit me Selena Gomez gjatë një postimi në Instagram, duke pranuar se jeta nuk ka qenë e lehtë për të në muajt e fundit.

“Më pëlqen të bëj shaka se si ndihem sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj se po e kaloj një kohë të vështirë”, ka shkruar gruaja 26-vjeçare e Justin Bieber, shkruan PageSix.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Hailey tha se ajo ka mbetur emocionalisht “e brishtë” pas raportit së saj të bujshëm me Selena Gomez, e cila më parë ka folur në mbrojtje të modeles.

“Por me të vërtetë që nga fillimi i vitit 2023, unë kam pasur disa nga momentet më të trishtuara, më të vështira që kam pasur ndonjëherë në jetën time të rritur dhe mendja dhe emocionet e mia kanë qenë të brishta për të thënë të paktën”, shtoi ajo.

Fansat filluan të spekulojnë se grindja e tyre shumëvjeçare ishte rindezur në shkurt pasi Hailey postoi një video të fshirë të TikTok që në dukje duke se tallej me trupin e Gomez.

Foto: Getty

Disa javë më vonë, njerëzit u bindën se Hailey dhe shoqja e saj Kylie Jenner po talleshin me vetullat e Gomez në Instagram, por të dyja i mohuan thashethemet.

“Dhe unë e di se shumë njerëz të tjerë ndihen njësoj si ndihem unë, kështu që vetëm dije se nuk je vetëm”, vazhdoi Hailey në postimin e saj.

Lexo po ashtu Hailey Bieber mori kërcënime me jetë - Selena Gomez thotë se është kontaktuar nga modelja, kërkon të ndalet urrejtja ndaj saj

“Thënë kjo, le të vazhdojmë të jemi aty për njëri-tjetrin. Le të jemi aty për të dashurit, miqtë, familjen dhe të huajt.

Le të jemi aty për njerëzit.. le të vazhdojmë të tregohemi për njëri-tjetrin edhe kur është e vështirë. Jemi më mirë bashkë”, shtoi ajo.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Muajin e kaluar, Hailey i kërkoi Gomezit që t’i nxiste 403 milionë ndjekësit e saj në Instagram – që të ndalonin së dërguari kërcënime me vdekje ndaj saj.

Pasi Gomez iu lut fansave që të ishin më të sjellshëm me Haileyn, influencuesi e lavdëroi atë për deklaratën mes tensioneve të përshkallëzuara midis bazave të tyre të fansave.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për mosmarrëveshje kur Hailey u fejua me ish-in prej tetë vitesh të Gomez, Justin Bieber, vetëm disa muaj pasi u ndanë përgjithmonë në vitin 2018.

Që atëherë, dyshja me sa duket kanë arritur paqe dhe kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version