Hailey Bieber ka vënë në pah një kombinim të bukur të veshjeve për mot të ngrohtë.
Ajo gjithmonë kujdeset të duket bukur dhe të ndjekë trendet e fundit të modës.
Siç shihet në ‘Instagram Stories’ të burrit të saj, Justin Bieber, modelja pozoi me një kombinimin të popullarizuar në kohët e fundit, fustan me atlete.
Me maskën e saj të fytyrës që varej nga një vesh, 23-vjeçarja ishte ulur në shtrat me një fustan me printe lulesh me gjatësi mesatare, me mëngë të gjata dhe një të prerë në këmbë.
Bukuroshja e kombinoi fustanin e saj me një palë atlete të bardha: Nike Air Force 1 ’07.
Kohët e fundit, ajo u bashkua me një kampanjë të Levi-s, së bashku me Jaden Smith, në të cilën përfshiu edhe një herë atletet e saja. Edhe Bieber pozoi për një pjesë nga koleksioni i fundit i pranverës së markës, duke përfshirë një xhaketë xhins dhe xhinse ‘mom’ me këmbë të gjera.
/Telegrafi/