Hailey Bieber u duk e mahnitshme tek sa u shfaq të shtunën në mbrëmjen e cila u mbajt në muzeun e njohur në Los Angeles.
Modelja 24-vjeçare ishte një muzë e kohërave moderne, teksa pozonte me një fustan të strukturuar të bardhë me një dekolte të thellë.
Hailey ishte pa burrin Justin në mbrëmjen e mbushur me yje, e cila nderoi artistët Amy Sherald dhe Kehinde Wiley dhe regjisorin fitues të çmimit Oscar Steven Spielberg.
Zgjedhja e fustanit të Hailey kishte gjithashtu supet dhe mëngët e mbushura që ngriheshin në bërryla.
Ajo zgjodhi një grim minimalist të përbërë nga një buzë e guximshme ngjyrë gështenjë.
Flokët bionde të yllit u kapën në topuz të bukur të vogël. /Telegrafi/