Site icon Telegrafi

Hahn sot dhe nesër qëndron në Maqedoni

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

Hahn, sipas informacioneve zyrtare, do të ketë takim kokë më kokë me liderët e partive politike dhe me zyrtarë tjerë të shtetit.

Takim do të ketë me Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, me Ali Ahmetin si kryetar i BDI-së, Ziadin Selën e Aleancës së Shqiptarëve, me Nikolla Gruevskin e OBRM-PDUKM-së dhe me Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përveç këtyre takimeve, Hahn do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit civil në Maqedoni.

Hahn dhe zyrtarët në Maqedoni do të diskutojnë rrjedhën e reformave në Maqedoni për integrimin e vendit në BE dhe NATO. /Telegrafi/

Exit mobile version