Telegrafi

Hadzibegic flet për legjendën Fadil Vokrri: E kam njohur, është mirë që stadiumi mban emrin e tij

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, ka folur për legjendën e futbollit tonë, Fadil Vokrri.

Ai ka thënë se e ka njohur presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës që nga koha kur ka qenë futbollist.

Lexo po ashtu Në detaje - si rrodhi ndeshja Kosovë 2-0 Mali i Zi

“E kam njohur Vokrrin, kemi luajtur për Jugosllavinë, kemi qenë miq dhe më vonë në Francë, dhe është shumë pozitive që stadiumi mban emrin e tij”.

“Atmosfera? Kam luajtur këtu me Sarajevën, gjithmonë ka pasur shumë publik dhe ka qenë atmosferë e mirë”.

“Jam i sigurt se njësoj do të jetë edhe tash, ndërsa ne do ta gjejmë mënyrën për të reaguar ndaj presionit prej tribunave, por edhe nga presioni që do të na bëjë kundërshtari në terren”, është shprehur trajneri boshnjak. /Telegrafi/