Site icon Telegrafi

Habiten kur shohin konvojin e autoblindave me flamurin ukrainas, banorët e qytetit rus menduan se ishin pushtuar – doli të jetë se po xhirohej një film

Banorët e qytetit rus Tver që gjendet vetëm 100 milje në lindje të Moskës, mbetën të habitur dhe frikësuar këtë mëngjes, kur para syve të tyre kaluan kolona të gjata të mjeteve të blinduara mbi të cilat valëviste flamuri i Ukrainës.

Ata fillimisht menduan se janë pushtuar nga ukrainasit, dhe kapluar nga frika iu drejtuan autoriteteve të sigurisë, duke u kërkuar shpjegim se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

“Më duhet të them se më duket e pabesueshme”, dëgjohet duke thënë një shofer derisa po filmonte kolonën e autoblindave “ukrainase”.

Por e vërteta doli të jetë më ndryshe. Një produksion rus po realizojnë një film që flet për luftën në Ukrainë, dhe se mjetet që kishin flamurin ukrainas në fakt ishin rusë por që u përdorën për xhirimin e skenave luftarake.

Sipas regjisorit bëhet fjalë për filmin e parë, që tregon për pushtimin rus në Ukrainë që filloi në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version