Site icon Telegrafi

Habit piloti rus: Të dashur pasagjerë, po ju flet kapiteni juaj – konsideroj që lufta në Ukrainë është krim

Piloti i aviokompanisë ruse “Pobeda”, ka porositur pasagjerët se lufta në Ukrainë është krim dhe se duhet të ndalet menjëherë – duke habitur të gjithë që ishin brenda fluturakes.

“Të dashur pasagjerë, po flet kapiteni juaj. Në emrin tim, e jo si përfaqësues i aviokompanisë, konsideroj që lufta në Ukrainë është krim. Nuk duhet të vazhdojë kjo luftë, duhet të ndalet menjëherë”, ka shtuar ai, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky i bën thirrje nënave ruse të mos i dërgojnë fëmijët në luftë

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e tretë, pasi që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit.

Ndryshe “Pobeda” është aviokompani që është në pronësi të Aeroflotës ruse, që njëherit konsiderohet si aviokompania më e madhe në këtë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version