Telegrafi

Habit Dafina Dauti në BBVK, tregon si pa në ëndërr një tërmet të fuqishëm që ndodhi jashtë Kosovës me ndërtesa që shemben e dëme të mëdha

Këngëtarja Dafina Dauti iu ka treguar disa banorëve se pa në ëndërr një tërmet të fuqishëm në një vend që nuk ishte Kosova.

Ajo tha se në ëndërr pa edhe Jonidën e cila i thërriste të dilnin jashtë.

Tutje, interpretuesja e hitit “Karamele” vazhdoi të tregonte se si në ëndërr kishte parë ndërtesa të mëdha që shembeshin, por që banorët brenda shtëpisë nuk e dëgjonin.

Lexo po ashtu Jetonte shumë pranë epiqendrës së tërmetit fatal, aktorja e njohur e serialeve turke Cansu Dere raportohet e zhdukur

Dhe në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë, pasi banorët nuk janë në dijeni – por e gjitha bota është trishtuar nga një tërmet famëkeq që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar viktima të shumta.

Deri më tani janë raportuar mbi 21 mijë të vdekur, mbi 75 mijë të plagosur, gjersa ende nuk dihet për numrin e saktë të të pagjeturve.

Lexo po ashtu Xhuli: Unë kam qenë super e varfër, me punë i kam arritur të gjitha

Pamjet e tërmetit me ndërtesa të larta që shemben dhe të mbijetuar që nxjerrën nga rrënojat, kanë shqetësuar ndjekësit e rrjeteve sociale në mbarë botën. /Telegrafi/