Erling Haaland nuk e pëlqen ‘shumë’ Ligën Premier, duke treguar më pas për kampionatin e tij të preferuar.
Fenomeni i Borussia Dortmundit ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve pas mënyrave të tij të jashtëzakonshme të golave.
Ai tashmë ka 19 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa klubet po tentojnë ta marrin atë në fund të sezonit.
Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Manchester United, mes shumë të tjerëve, besohet se po e mbajnë nën vëzhgim 21-vjeçarin.
Por, duket se Man City dhe Man United kanë një pengesë, pasi Haaland nuk është një tifoz i madh i ligës së Anglisë.
Këtë e thotë eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, i cili bën të ditur se lojtarit nuk i pëlqen liga ‘shumë’ pasi ai preferon La Ligën.
Erling Haland doesn't like the Premier League 'too much'. It is not in his dreams. It is not the perfect league for him at the moment. Haland prefers La Liga and likes the Spanish league a lot #mulive [@DiMarzio, @wettfreunde]
— utdreport (@utdreport) December 27, 2021
Pra, kjo potencialisht hap derën për Realin, i cili është i gatshëm të përforcohet verën e ardhshme me Florentino Perez që synon nënshkrimet e ‘Galactico’.
Agjenti i tij Mino Raiola mendon se norvegjezi do të largohet nga Gjermania, duke thënë se ka një ‘shans të madh’ që ai të lëvizë te Los Blancos ose Barcelona.
“Ndoshta këtë verë, ndoshta verën tjetër. Por, ka një shans të madh që Erling të largohet këtë verë. Do të shohim”, deklaroi ai për Sport 1.
“Bayern, Real, Barcelona, City – këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë. City ka fituar kampionatin pesë herë në vitet e fundit, dukshëm më shumë se United”.
“Kur u transferuam në Dortmund, të gjithë e dinim se ky hap do të vinte”, ka shtuar më tej agjenti. /Telegrafi/