Erling Haaland ka zbuluar lojtarin që do ta rikthente nga pensionimi.
Sulmuesi norvegjez ka folur për ESPN dhe ka pasur mundësinë të zgjedhë një nga futbollistët e pensionuar të cilin do ta rikthente për ta pasur bashkëlojtarë.
Duke pasur shumë emra në listë, ylli i Borussia Dortmund ka zgjedhur anglezin Frank Lampard, aktualisht trajner i Chelseat.
“Do ta riktheja përsëri Frank Lampardin, më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë mënyra se si ka luajtur”, ka thënë shkurtimisht Haaland.
19-vjeçari që ka qenë një makineri golash këtë edicion me Salzburgun e Dortmundin, ka zbuluar edhe mbrojtësin më të vështirë që është përballur.
“Van Dijk është mbrojtësi më i vështirë që jam përballur deri më tani në karrierë”.
“Ai është shumë i fuqishëm, i shpejtë dhe zotëron gjitha cilësitë. Van Dijk është një lojtari jashtëzakonshëm”, deklaroi Haaland.
Norvegjezi është përballur në dy takime kundër Van Dijk sa ishte pjesë e RB Salzburg në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Teksa përmendi Frank Lampardin, tani mediat në Angli po aludojnë se Chelsea mund të futet në garë për transferimin e norvegjezit në Stamford Bridges.
Kujtojmë që Haaland është objektivi kryesor i Real Madridi, derisa ka klauzolë largimi nga Borussia Dortmund prej 75 milionë euro. /Telegrafi/