Telegrafi

Haaland, prioriteti kryesor i transferimeve të Chelseat

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka përfunduar si objektivi kryesor në listën e transferimeve të klubit anglez, Chelsea.

Haaland ka qenë në formë të shkëlqyeshme edhe një herë për klubin gjerman këtë sezon dhe vazhdon të rris reputacionin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Forma e tij e lartë me Dortmundit dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që Haaland të pëlqehet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Man City i bashkohen garës për Haalandin

Por, përfaqësuesi i Norvegjisë i lindur në Leeds tani është në krye të listës së dëshirave të Frank Lampard, me sulmuesin që shihet si një gjë e domosdoshme nga Blutë.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Haaland është prioriteti kryesor i Chelseat në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Real Madridit, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Juventusi. /Telegrafi/