Site icon Telegrafi

Haaland pret me durim: Man City mendon se e ka fituar garën, ndërsa Real Madridi vazhdon ndjekjen

E ardhmja e Erling Haaland është ende e pazgjidhur, me një mori klubesh të mëdha evropiane që po ndjekin shërbimet e tij, por, tani për tani, norvegjezi thjesht po hesht dhe po pret.

Ndërsa Kylian Mbappe duket se do t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit, klubi i ardhshëm i Haaland është ende në diskutim.

Norvegjezi nuk ka thënë asgjë që nga janari i kaluar. E vërteta është se pak kush e dinë se ku do të shkojë, megjithëse tani shikohen dy klube: Manchester City dhe Real Madrid, pasi Barcelona fillon të pranojë realitetin.

Lexo po ashtu “Do të vija bast tek ky”, Dani Alves zbulon se cilin do ta transferonte mes Haalandit dhe Mbappes

City nuk po e fsheh më këtë dhe ndjen se ka para dhe fuqi për të nënshkruar me të. Real Madridi, nga ana tjetër, prej disa kohësh ndihet i rezervuar në mungesë të një përgjigjeje përfundimtare.

Sipas gazetës Marca, dy opsionet janë ende të hapura, pasi pika kryesore në vendimin e Haalandit nuk janë paratë, por projekti sportiv.

Haaland po thith gjithçka që po ndodh, si është dita në ditë në secilin klub, kush mund të nënshkruajë, kush mund të largohet dhe pothuajse gjithçka tjetër. Askujt nuk i është thënë nëse ai preferon një ekip mbi tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version