Site icon Telegrafi

Haaland pranon të transferohet te Barcelona, por katalunasit duhet ta përmbushin një kusht shumë të vështirë

Erling Haaland është futbollisti më i kërkuar nga top klubet evropiane.

Gjigantët më të mëdhenj të Evropës janë vënë pas tij, pasi norvegjezi pritet të largohet në verë nga Borussia Dortmund.

Manchester City, Chelsea, Manchester United, Arsenal, Liverpool, PSG, Real Madrid, Juventus, Bayern Muniche Barcelona janë në garë për të nënshkruar me të.

Mediumi spanjoll Sport ka shkruar se Barcelona mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit.

Presidenti i katalunasve, Joan Laporta ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e lojtarit Mino Raiola dhe është i gatshëm t’ia plotësojë të gjitha kërkesat për ta marrë Haalandin.

21-vjeçari ka pranuar të transferohet te Barcelona pasi thuhet se klubi katalunas është më i pëlqyeri për të.

Megjithatë sulmuesi i fuqishëm i ka bërë të qartë kataluansve se duhet plotësuar një kusht që ai t’iu bashkohet në verë.

Kushti që ka kërkuar Haaland të plotësohet nga klubi është se ata duhet të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Raiola vendos disa lojtarë të mëdhenj në radarin e Barcelonës, diskuton me Laportan për katër yje

Aktualisht Barcelona zë vendin e tetë në La Liga me 24 pikë pas 16 ndeshjeve, derisa pozita e katërt mbahet nga Atletico Madrid me 29 pikë, ajo e treta nga Betis me 33 pikë dhe e dyta nga Sevilla me 34 pikë.

Ky është një mision shumë i vështirë për Barcelonën duke parë krizën që po kalon, por jo edhe i pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version