Erling Haaland do të vazhdoj të mbetet te Borussia Dortmund së paku edhe për një sezon.
Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer këtë edicion si me Salzburgun ashtu edhe me Dortmundin që nga janari i këtij viti.
E falë formës fantastike interesim për të kanë shprehur skuadra të mëdha si Real Madrid, Manchester United, PSG e Juventus.
Norvegjezi i talentuar ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro, shumë që gjigantët evropianë janë gati ta paguajnë menjëherë për të.
Por duket se lojtari ka marrë vendim për mos ta braktisur Dortmundin së paku edhe për një vit.
Kështu kanë raportuar mediat gjermane, që kanë zbuluar se Haaland i ka bërë të qartë menaxherit të tij Mino Raiola se nuk dëshiron largimin nga Signal Iduna Park.
Dortmundi besoi shumë të lojtari dhe e mori në janar duke i dhuruar menjëherë një fanellë titullari, besim që u shpërblye me gola e asistime nga norvegjezi.
19-vjeçari dëshiron që të mbetet edhe për një vit te Dortmundi për tu rritur edhe më shumë para se të bëjë një hap më të madh në karrierë.
Vlen të theksohet se klauzola e largimit prej 75 milionë euro vlen vetëm për këtë vit, ndërsa me qëndrimin e Haaland gjiganti gjerman është gëzuar pasi vitin e ardhshëm mund ta shes me një shumë edhe më të madhe. /Telegrafi/