Site icon Telegrafi

Haaland është përtej mundësive financiare të Bayernit

(Foto: Instagram/erling.haaland)

Bayern Munichu është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për Erling Haaland, së bashku me Manchester City e Real Madrid, si kandidatë potencialë.

Kampioni i Bundesligas akoma nuk i ka nisur bisedimet për rinovim me Robert Lewandowskin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Sulmuesi polak së fundmi është lidhur me një me një kalim te Barcelona, pasi nuk është i kënaqur me qëndrimin që kanë bavarezët në raport me zgjatjen e qëndrimit të tij në Allianz Arena.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, ka pranuar se transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmund është përtej mundësive financiare të klubit gjerman.

Lexo po ashtu Oliver Kahn sqaron të ardhmen e Lewandowskit pas shumë thashethemeve kohëve të fundit

“Ai (Haaland) është një sulmues i shkëlqyer dhe lojtar shumë tërheqës për të ardhmen, por është përtej mundësive tona financiare. Këto janë dimensione financiare që janë përtej imagjinatës tonë”, ka deklaruar Kahn për programin e Sport1, Doppelpass.

Ndërsa duke folur për Lewandowskin, portieri legjendar është shprehur: “Duam që ai të qëndrojë te Bayerni sa më gjatë që është e mundur. Megjithatë, Bayerni ka kaluar përmes dy viteve të vështira dhe ka vuajtur si rezultat i pandemisë. Janë në pyetje edhe aspektet ekonomike”. /Telegrafi/

Exit mobile version