Site icon Telegrafi

Haaland dhe Salah si partner sulmi? Man City është gati të provojë me një ofertë për yllin e pakënaqur të Liverpoolit

Manchester City është gati të sulmojë me një ofertë sulmuesin e pakënaqur të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sipas mediumit The Mirror, Salah dhe përfaqësuesit e tij e kanë vënë Cityn në gatishmëri pasi kanë treguar se ai do të ishte i hapur për një transferim në një tjetër skuadër në Ligën Premier.

Egjiptiani, 29-vjeçar, nuk ka ndërmend të lëvizë nga Anfield deri në fund të sezonit të ardhshëm, duke këmbëngulur javën e kaluar se ai është i përkushtuar të qëndrojë për kohëzgjatjen e sezonit 2022/23.

Lexo po ashtu Mërzitet me 'lojën' e Liverpoolit për rinovimin e kontratës, Salah dëshiron të largohet dhe favorizon qëndrimin në Ligën Premier

Por, mediumi The Athletic raportoi se nëse nuk ka lëvizje të konsiderueshme në bisedimet e kontratës me pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës duke krijuar një ngërç, një kalim te një rival anglez mund të jetë në afërsi.

Pas transferimit të yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, City normalisht nuk do të ishte në treg për një sulmues të moshës së tij, por do të shijonte shansin për të rrëmbyer një xhevahir nga një rival i tyre kryesor.

Lexo po ashtu Kush janë të nominuarit dhe kur është ceremonia e ndarjes së çmimeve për ‘Lojtarin e Vitit’ në Ligën Premier?

Paga e kërkuar nga Salah thuhet se nuk do të ishte problem për t’u ofruar nga klubi nga Etihad.

Salah thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re dyvjeçare me Liverpoolin nëse kushtet janë të duhura, por dëshiron pagë që pasqyron statusin e tij në lojën botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version