Telegrafi

Haaland i ‘dashuruar’ në Ronaldon – e kopjon edhe në regjimin e ushqimit

Erling Haaland tashmë është një yll futbolli. Në moshën 21-vjeçare, ai ka firmosur një kontratë milionere me Manchester City. Fiziku i tij imponues dhe shpejtësia maksimale janë karakteristika të vështira për t’u parë në futbollin e sotëm.

Një trup që norvegjezi e ka skalitur që në moshën 16-vjeçare, kur është larguar nga shtëpia për t’u bërë lojtar profesionist. Për ta bërë këtë, Haaland ka ndjekur një plan të rreptë ushqimor, me të cilin dëshiron të imitojë idhullin e tij, Cristiano Ronaldon.

21-vjeçari ha makarona dhe gjellë pule të gatuara pa kripë apo vaj. Një dietë që e kombinon me peshk, falë një anekdote të treguar nga ish-shoku i skuadrës së portugezit te Manchester United, Patrice Evra: “Cristiano hante peshk, asgjë tjetër”.

Lexo po ashtu Me Haalandin dhe dy transferime të tjera gjigante, City mund ta "frikësojë" çdo skuadër në Evropë

Sipas informacioneve ekskluzive të “The Sun”, Erling Haaland, ashtu si CR7 dhe yje të tjerë të mëdhenj, ka edhe shefin personal të kuzhinës, i cili i përgatit gjashtë vakte që përbëjnë gjithsej 4000 kalori në ditë, në mënyrë që ai të mund të rrisë trupin e tij, duke e tonifikuar me seanca të gjata stërvitore.

Një konsumim i kalorive që nuk i befason shokët e skuadrës. Pikërisht kjo është arsye pse bashkëkombasi i tij, Josh King, e ka krahasuar më parë Haalandin me “ariun” për shkak të oreksit të tij të pangopur: “Kurrë, nuk kam parë askënd të hajë aq shumë sa ai. Ha si ariu”.

Lexo po ashtu Shifrat që qëndrojnë prapa transferimit të Erling Haaland te Manchester City

Me një dietë kaq të rreptë gjatë gjithë vitit, ai e lëshon pak veten në Norvegjinë e tij. Atje, bashkë me miqtë dhe familjen e tij viziton disa nga restorantet ku shkonte qysh fëmijë, si ‘Yummy Time’, i cili shërben ushqimin e tij të preferuar, pica dhe qebap.

“Më pëlqen shumë qebapi. E dua, edhe pse kjo nuk do të thotë që e ha gjatë gjithë kohës”, – ka thënë futbollisti në një intervistë të fundit. Kjo nuk është e vetmja pjatë me të cilën ai prish dietën e tij me raste.

Lexo po ashtu Lojtarët e Manchester United të 'frikësuar' nga ushqimi që konsumon Ronaldo - derisa nuk 'guxuan' të marrin as ëmbëlsira para tij

Kur udhëton për në Bryne, ai viziton gjithashtu restorantin kinez ‘Wen Hua House’ për pjatën e preferuar; pulën e thartë. “Erling u rrit në këtë restorant, ai ka ardhur këtu me familjen që kur ishte fëmijë”, – tha pronari për tabloidin britanik. /Telegrafi/