Site icon Telegrafi

Gwyneth Paltrow tregoi muskujt e formësuar në pozat me bikini

(Foto: Getty Images)

Aktorja Gwyneth Paltrow së fundmi është fotografuar në plazhin e Meksikës dhe figura e saj ka tërhequr vëmendjen.

Siç mund ta shihni, fituesja e çmimit Oskar ka shfaqur një trup për t’u pasur zili në moshën 51-vjeçare dhe në sy ranë muskujt e barkut.

Biondja ishte shfaqur me bikini të thjeshtë rozë për këtë rast dhe imazhet nga paparacit, të cilat tregojnë pamjen e vërtetë të yjeve të njohur, vërtet konfirmojnë se aktorja po tërheq vëmendjen edhe pasi ka hyrë në dekadën e gjashtë të jetës.

(Foto: Hem/BackGrid)

Pamja e saj fizike, siç theksoi dikur Gwyneth, është rezultat i kujdesit për veten dhe gjendjen e saj psiko-fizike. Në një deklaratë të mëhershme për revistën Vogue, ajo ka treguar se si kujdeset për trupin e saj.

Lexo po ashtu Gwyneth Paltrow rikthehet në cilësinë e ‘ikonës së modës’

Në mëngjes, përdor vaj Ayurvedic për të shpëlarë gojën, lan dhëmbët dhe më pas mediton menjëherë.

Përdor grim minimal në raste të veçanta, ndërsa për sa i përket ushtrimeve, nuk i mungojnë shëtitjet e gjata dhe prej vitesh ndjek këshillat e trajneres së saj, Tracy Anderson. /Telegrafi/

(Foto: Hem/BackGrid)
Exit mobile version