Telegrafi

Gvardiol ia hap derën Chelseat: Dua të shkoj aty ku është Nkunku

Mbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol, ka hapur derën për t’u transferuar te Chelsea këtë verë.

Me bashkëlojtarin Christopher Nkunku që i bashkohet skuadrës londineze në fund të këtij sezoni, kroati pranon se do të dëshironte ta ndiqte atë në Londër.

“Sa herë që flas me dikë për Nkunkun, gjithmonë them kudo që të shkoj, dua të shkoj me të”, buzëqeshi Gvardiol në intervistën për The Times.

Lexo po ashtu Gvardiol zbulon hapur se në cilin kampionat ëndërron të luajë

Në tentativën e Chelseat në verë, ai vazhdoi: “Agjenti im më thirri dhe më tha se Chelsea është shumë e interesuar dhe sigurisht që ju patjetër mendoni për një ofertë serioze nga një klub i madh si Chelsea”.

“Leipzig tha se nuk donin të më shisnin. Në fund, unë me të vërtetë luftova kundër këtij vendimi, por nuk arritëm një marrëveshje”.

“Kjo është ajo që është. Unë jam këtu dhe jam mirë me këtë sepse ideja ime kishte qenë të qëndroja këtu. Një sezon nuk ishte i mjaftueshëm. Ky është sezoni im i dytë, edhe një sezon tjetër do të ishte i mrekullueshëm, por do të shohim”, ka shtuar më tej mbrojtësi i talentuar. /Telegrafi/