Arturo Vidal, pasi u bë kampion i Amerikës së Jugut me Flamengon braziliane, pati një mesazh të veçantë për kampionin e Evropës, Real Madridin dhe gjatë festës së trofeut në Rio de Janeiro, i mori mikrofonin shokut të skuadrës dhe iu drejtua drejtpërdrejt mbretërve.
Gjatë festës, Vidal tashmë ka paralajmëruar përplasjen me Real Madridin në ndeshjen për kampionin e botës për klube dhe kënga dhe mesazhi i tij njëkohësisht kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
“Madrid, ne do të të godasim b*th**”,ka thënë Vidal gjatë festës së trofeut.
Vidal falando que vai arrombar o cu do Real Madrid
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
QUE É ISSO pic.twitter.com/MGY7XqMHYe
— CENTRAL DA NAÇÃO 🏆🏆🏆 (@centraldanacao) October 31, 2022
Është e qartë se Real Madridi do të jetë favorit i madh ndaj të gjitha skuadrave në garën e sipërpërmendur, përfshirë edhe Flamengon.
Klubi brazilian ka në skuadër emra të tjerë të njohur si David Luiz, Everton, Filipe Luis, Gabirel Barbosa – ‘Gabigol’ dhe Erick Pulgar.
The Champions 🏆⬇️ pic.twitter.com/zIuc0Kc5eW
— Flamengo (@Flamengo_en) October 31, 2022
Përveç dy skuadrave të lartpërmendura për titullin kampion të botës për klube, do të luftojnë edhe Seattle Sounders, Wydad Casablanca dhe Auckland City.
Mbeten të dihen edhe dy skuadra të tjera, pikërisht kampioni nga Liga e Kampionëve Aziatike dhe skuadra që do të përfaqësojë vendin pritës.
— CENTRAL DA NAÇÃO 🏆🏆🏆 (@centraldanacao) November 1, 2022
Sa i përket Vidalit, ai e filloi karrierën e tij në Colo-Colo, pas së cilës u transferua te Bayer Leverkusen në vitin 2007. Pas katër vitesh në këtë skuadër, ai kaloi te Juventusi, ku fitoi famë dhe u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë, si dhe luajti edhe për Bayern Munich, Barcelonën dhe Interin.
Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e Kilit në vitin 2007. /Telegrafi/