Site icon Telegrafi

Guvernatori i Zaporizhzhia: Rusët po granatojnë qendrat për shpërndarjen e ndihmave

Forcat ruse në sulmet ajrore kanë goditur qendrën për shpërndarjen e ndihmave në qytetin Orihiv në juglindje të vendit.

Guvernatori i rajonit, thotë se është vrarë një vullnetar e dy tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për guvernatorin e rajonit Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh, i cili nuk ka dashur të komentojë më shumë sulmin në Orihiv, që gjendet vetëm 110 kilometra larg centralit më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhzhia.

Ky central bërthamor në Zaporizhzhia ditëve të fundit ka qenë cak i sulmeve, ku janë goditur reaktorët, e është shkatërruar një depo ku lihen mbetjet bërthamore.

Në anën tjetër, Rusia dhe Ukraina vazhdimisht akuzojnë njëra-tjerën për këto sulme.

“Terroristët rusë po granatojnë qendrat për shpërndarjen e ndihmave humanitare, dhe po vazhdojnë të shkatërrojnë centralet bërthamore. Është një taktikë e humbësit”, tha Starukh. /Telegrafi/

Exit mobile version