Guvernatori rajonal i Belgorodit në Rusi, ka deklaruar se nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak nuk ka të mbijetuar.
Vyacheslav Gladkov theksoi se aeroplani u rrëzua në një fushë në afërsi të një zone të banuar, transmeton Telegrafi.
“Vendi ku është rrëzuar fluturakja është rrethuar. Të gjitha ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, shtoi Gladkov.
Sipas tij, është dërguar një komision hetimor për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të fluturakes.
Ndërkaq ministria ruse e Mbrojtjes, ka konfirmuar se brenda fluturakes gjendeshin 65 ushtarë ukrainas që ishin zënë si rob lufte si dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.
Një video amatore shfaq momentin kur aeroplani rrëzohet në tokë, dhe ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm. /Telegrafi/
/3. Video of the Il-76 crash in Belgorod region pic.twitter.com/ZPuBUO9QSZ
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) January 24, 2024