Site icon Telegrafi

Guti, ndihmëstrajner te Besiktasi

Jose Maria Gutierez, i njohur si Guti, ka braktisur radhët e klubit spanjoll të Real Madridit.

Ish-futbollisti madrilen deri në ditën e sotme ka qenë trajner për grupmoshat e reja të Los Blancos.

Por, 41-vjeçari ka zgjedhur që përkohësisht të jetë ndihmës trajner i Senol Gunesit te skuadra e Besiktasit.

Ish-mesfushori spanjoll do të mund ta merr drejtimin e klubit turk pas përfundimit të kontratës së trajnerit gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Guti pritet që gjatë ditës së sotme t’i bashkohet “Shqiponjave të Zeza” në përgatitjet që po i kryejnë shtetin sllovak.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Besiktasit

Alvaro Benito do të jetë ai që do të merr përgjegjësinë e drejtimit të ekipit të të rinjve të Madridit.

Ndryshe, Guti ka luajtur më parë te skuadra turke gjatë sezonës 2010/11, ku edhe pensionua si futbollist. /Telegrafi/

Exit mobile version