Luiz Gustavo konfirmon se Wolfsburgu ka refuzuar oferta nga Juventus dhe Inter për shërbimet e tij gjatë verës, por pranon se vetë ka kërkuar një sfidë të re.
Mesfushori brazilian ishte i lidhur me një kalim në Itali në fund të afatit kalimtar të verës, por ‘Kicker’ raporton se Wolfsburg donte më shumë se 15 milionë euro për Gustavon, për të cilin si Juve dhe Interi ishin të gatshëm të paguajnë.
“Kjo, për mua, do të ishte lëvizje më e vështirë në karrierën time”, ka thënë Gustavo për mediat gjermane, përcjell Telegrafi.
“Kishte një ofertë nga Interi dhe gjithashtu një nga Juve dy ditë para përfundimit të afatit kalimtar”.
“Unë i thashë [Wolfsburg] se kërkoj një sfidë të re, por në fund kjo nuk ndodhi”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/