Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është i tronditur nga vendimi i Neymarit për të lënë Barcelonën.
Gundogan, i cili luan javën e ardhshme në një miqësore kundër Girona, u pyet për largimin e brazilianit drejt Paris Saint-Germain.
“Është e qartë se është një sasi e pabesueshme e parave (222 milionë euro)”, ka thënë fillimisht Gundogan për Marca.
“(Paul) Pogba tashmë kishte kushtuar pak a shumë 104 milionë euro, tani është dyfishi nga Neymar!”
“Të jem i sinqertë, ajo që më ka befasuar është fakti që ai po largohet nga Barça”.
“Nuk shoh shumë arsye për ta lënë Barçën apo Realin, por ai vendosi që të kishte nevojë për sfida të reja”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/