Site icon Telegrafi

Gundogan po mendon largimin nga Barcelona, gati një kontratë e pasur për mesfushorin

Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori turko gjerman ka një vit pjesë e Barcelonës, por një ofertë e mirë financiare mund të bëj klubin katalunas ta shes atë.

Galatasaray ka shprehur interesim për lojtarin, megjithatë ai për momentin nuk mendon transferimin në Turqi.

Lexo po ashtu Problemet financiare mund ta detyrojnë Barcelonën ta shesë yllin e ekipit

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se së fundmi Gundogan mund të ndryshojë mendje për largim nga Barcelona, pasi para vetës ka një ofertë shumë të rëndësishme financiare.

Skuadra Al Sadd nga Katari i ka ofruar një kontratë tre vjeçare mesfushorit gjerman, kontratë nga e cila ai do të fitojë pagë rreth 20 milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Barcelona nuk e përjashton shitjen e Gundogan në verë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka në plane mesfushorin, megjithatë tani vet lojtari do të vendos për të ardhmen e tij.

Mesfushori i Barçës po shqyrton seriozisht propozimin e klubit katar dhe mund të përfitojë nga kjo situatë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të kontratës me Barcelonën. /Telegrafi/

Exit mobile version