Ilkay Gundogan duket se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni.
Mesfushori turko-gjerman ka edhe një vit e gjysmë kontratë me kampionët aktual të Anglisë.
Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar kontratë të re mesfushorit, por ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë ose jo.
Skuadra italiane Inter po e përcjellë nga afër situatën e Gundogan dhe janë të gatshëm ta transferojnë atë në Serie A.
Neroazzurrët po synojnë që në verë të ofrojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e reprezentuesit gjerman, pasi objektivi i tyre Ivan Rakitic duket vështirë të arrihet.
Por për ta transferuar Gundoganin, Neroazzurrët duhet ta mposhtin konkurrencën e Bayern Munichut. /Telegrafi/