Site icon Telegrafi

“Gundogan donte një klub të madh” – Laporta përqesh Manchester City dhe paratë e tyre

Barcelona ia doli të bindë Ilkay Gundogan të transferohej në “Camp Nou” edhe pse mesfushori kishte mundësi rinovimi me Manchester Cityn.

Për transferimin e turku-gjermanit së fundmi ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Ai madje e “injoruar” kampionin në fuqi të Evropës, duke thënë se Gundogan donte të luante në një klub të madh.

Lexo po ashtu Barcelona transferon zyrtarisht Ilkay Gundoganin

“Gundogan është një lojtar që preferoi një klub prestigjioz para parave që ofron Manchester City”.

“Këtu te Barcelona punohet në mënyrë të shkëlqyer, pastaj edhe trajneri Xavi i shprehu hapur besimin e tij”.

Lexo po ashtu Gundogan tregon bisedat me Guardiolan dhe Xavin para se t'i bashkohej Barcelonës

“Ëndrra e Gundogan ishte të luante në një skuadër të madhe dhe ne jemi të lumtur pasi bëhet fjalë për një kampion Evrope dhe që mbi të gjitha ka shumë eksperiencë mbi supe”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/

Exit mobile version