Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka pranuar se Liverpooli është në luftë për titull.
Gundogan e fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë me Dortmundin dhe pjesë e skuadrës ishte Gundogan.
E ky i fundit i cili e njeh mirë ish trajnerin e tij thotë se është i brengosur që e ka konkurrent në luftën për titull.
“Kjo më kujton mua startin në Dortmund, sidomos llojet e lojtarëve. Është njëjtë”.
“Liverpooli ka avantazh të madh që nuk luan në mesjavë në Evropë”.
“Klopp ka aftësinë për të fascintuar një ekip dhe për t’i shtyrë përpara. Mënyra si ata po luajnë tash është se ata janë tipik kandidatë për titull dhe kundërshtarë ekstrem të rrezikshëm për ne”.
“Klopp mund të bëhet ekstremisht i suksesshëm te Liverpooli”, u shpreh Gundogan. /Telegrafi/