Presidenti i Guatelamës, Jimmy Morales, ka thënë se vendi i tij do të bart ambasadën në Jerusalem, duke ndjekur hapin e njëjtë sikur Shtetet e Bashkuara.
Morales ka thënë se ka vendosur për ndërrimin e lokacionit nga Tel Avivi në Izrael, pasi ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka zemëruar botën arabe dhe aleatët e tij kudo në botë kur njoftoi gjatë këtij muaji, se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 129 vota në favor të një draft rezolute, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i Uashingtonit për Jerusalemin.
Guatemala, ishte vetëm një nga shtatë shtetet që e përkrahën SHBA-në, për të votuar kundër rezolutës, transmeton Evropa e Lirë.
Trump ka kërcënuar se mund të ndërpresë ndihmën financiare për shtetet që kanë votuar në favor të rezolutës së OKB-së.
Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.