Telegrafi

Guardiola zbulon emrat e dy kundërshtarëve të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka treguar se cilat skuadra i sheh konkurrent për të fituar trofeun.

Manchester City fitoi ndaj Copenhagen me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës, duke shënuar tre gola si në shtatë ndeshjet e mëparshme.

Pas ndeshjes, trajneri Guardiola ka folur për fitoren, kalimin në çerekfinale dhe kundërshtarët në garën për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Manchester City me stil kalon në çerekfinale të Ligës se Kampionëve

“Ishte e vështirë t’i sulmoje sepse janë të organizuar mirë, luajnë katër ose pesë në prapavijë. Ata luajtën kundër United, Bayern Munich dhe Galatasaray dhe u kualifikuan. Ata janë një kundërshtar i vështirë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Kandidatura për titull? Ne jemi një skuadër që besojmë se mund ta fitojmë. Jemi në garë me Real Madridin dhe Bayernin”.

“Rivali në çerekfinale? Nuk e di se me kë do të përballemi, është çështje pritjeje dhe shikimi. E rëndësishme është që jemi këtu në çerekfinale për shtatë vite rresht. Jemi tepër të lumtur që jemi janë ende në të gjitha garat”.

“Për ne është një ëndërr të jemi këtu tani. Ua them lojtarëve. Ndoshta nuk mjafton për ty, por mua sa herë kaloj frazën e grupeve them Ëoë! Ju nuk e dini sa e vështirë është, sa e komplikuar është”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/