Site icon Telegrafi

Guardiola: Wenger ka të drejtë kur thotë se vendi i katërt është si një trofe

Getty Images

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se Arsene Wenger ka të drejtë kur thotë se vendi i katërt në Ligën Premier është njësoj si të fitosh një trofe.

Trajneri i Arsenalit për herë të parë e bëri këtë deklaratë në vitin 2012, duke theksuar (pas humbjes nga Sunderlandi në FA Cup) se “trofeu i parë është të zësh vendin e katërt”.

Lexo po ashtu Guardiola: Arsenali rival direkt, duhet ta mposhtim për të arritur objektivat

Strategu francez është përqeshur vazhdimisht për këtë deklaratë, pasi që arritja më e madhe e skuadrës së tij në kampionatin anglez në vitet e fundit ka qenë pikërisht kualifikimi në Ligën e Kampionëve, edhe pse në vitet 2014 dhe 2015, Arsenali e fitoi Kupën FA.

Sidoqoftë, Wenger e ka simpatinë e Guardiolas, me skuadrën e të cilit ndeshet në derbin e javës.

“Këtu, po. Në Angli padyshim (që vendi i katërt është si një trofe)”, ka thënë spanjolli.

“Nuk them se është më mirë (se ta fitosh Kupën FA), por është sikur ta fitosh një titull. Janë shumë skuadra të forta”, ka shtuar ai më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version