Site icon Telegrafi

Guardiola vlerëson lartë Jurgen Kloppin: Ai dhe skuadrat e tij më ndihmuan të bëhem trajner më i mirë

Liverpool dhe Manchester City do të takohen këtë të diel në derbin e Ligës Premier.

Dy skuadrat pretendente për titullin e kampionit, do të takohen në Anfield të dielën me fillim nga ora 17:30.

Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola ka folur para kësaj përballje të rëndësishme.

Pep fillimisht ka thënë se Jurgen Klopp me skuadrat e tij e kanë përmirësuar atë që të bëhet trajner më i mirë.

“Ai më ndihmoi, ekipet e tij më ndihmuan të jem një trajner më i mirë. Ai më dha një nivel tjetër për të menduar mbi futbollin, për të provuar veten. Kjo është arsyeja pse unë jam ende në këtë biznes”, tha Guardiola.

Tutje Pep foli edhe për rëndësinë e tifozëve nëpër stadiume, sidomos në Anfield që njihet si ndër më të zjarrtit në botë.

“Jam i sigurt se lojtarët kënaqen më shumë duke luajtur me tifozët në Anfield sesa pa ata. Turma ndihmon, si në Paris, por kjo ndodh në stadiume të mëdha: në Gjermani në Dortmund, ose në Spanjë te Atletico Madrid. Ndodh, jo shumë për frikësim. Megjithatë ne bëjmë lojën tonë me ose pa spektatorë”, u shpreh Pep.

Pas gjashtë ndeshjeve të para, Liverpool udhëheq kampionatin me 14 pikë, derisa City ndodhet në pozitën e dytë me një pikë më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version